Taksa

Plani strategjik i Tatimeve: Rritje të ardhurash nga goditja e mashtrimeve. Kontrolle në sektorët me risk

Nga Gazeta 'SI' - Administrata tatimore ka prezantuar planin strategjik 2024-2028 me qëllim modernizimin e proceseve dhe luftën ndaj abuzimeve.

Në dokumentin e publikuar, Tatimet parashikojnë një rritje të mbledhjes së të ardhurave si pasojë e goditjes së mashtrimeve fiskale, elementëve penale dhe marrjen e masave administrative. Do të ketë kontrolle të përqendruara tek tatimpaguesit dhe sektorët me risk, sidomos ata që kanë gjeneruar humbje të konsiderueshme në buxhetin e shtetit.

Tatimet propozojnë futjen e deklaratave të reja të Tatimit në Burim dhe DIVA, automatizimin e proceseve të kontrollit tatimor si dhe reduktimin e kohës së miratimit të shumës për rimbursim. Aktualisht mesatarja është 35 ditë synimi është 25 ditë. Institucioni synon të zerojë stokun e rimbursimeve.

Shtylla e tretë dhe e katërt përqendrohen në masa konkrete që synojnë të fuqizojnë punonjësit e administratës tatimore si dhe përafrimin me legjislacionin e Bashkimit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë