Ngjarje

17-vjeçari i plagosur në Fier: Konflikti ka nisur prej një muaji, oficeri i sigurisë ishte në dijeni

Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë që ngriti edhe njëherë alarmin për sigurinë në shkolla, ndodhi sot në Cakran të Fierit, ku një 17-vjeçar u plagos me thikë nga një shok i klasës pas debateve të nisura pas publikimit të disa fotove në rrjetin social Snapchat.

Sherri që përfundoi me përdorimin e një biçaku ndodhi mëngjesin e sotëm në ambientet e brendshme të shkollës së mesme "Mustafa Hoxha, të fshatit Cakran por kishte filluar prej një muaji, problem që edhe oficeri i sigurisë ishtë vënë në dijeni nga i plagosuri por siç thotë ai, nuk ishte marrë asnjë masë.

“E kishim lajmëruar oficerin e sigurisë prej një muaji për problemin që kishim me fotot por nuk ndodhi asgjë, nuk u morën masa”.

Adoleshenti ka treguar se çfarë ndodhi mes tij dhe autorit para se të niste ora e mësimit.

“Gjithçka nisi duke më bërë foto ai mua, familjes sime dhe shokëve të mi, gjithashtu dhe familjeve të atyre dhe që i kishte postuar në një rrjet social dhe i hidhte fotot në telefonat e shokëve të tij. Ka një muaj ky muhabet, nuk u mbyll me fjalë dhe jemi këtu ku jemi sot. Dhjetë minuta para se të futeshim në mësim, ai ishte te korridori i klasës, ne vemi lart dhe e kapim për pjesën e fotove dhe i themi e sqarojmë si muhabet, nëse ke foto të familjarëve të mi dhe shokëve të mi mund ti fshish dhe e mbyllim këtë muhabet këtu. Ai tha jo, telefoni është personal dhe pastaj u agravua nga pyetjet e shumta që po i bënim unë dhe disa shokë. Më pas ai reagoi duke nxjerrë biçakun. Më goditi në shpatull dhe në këmbë. Thjesht u shmanga, u futa brenda në klasë, mbylla derën. Fatkeqësisht nuk e mbaja dot derën nga ana e shpatullës dhe hapi derën. E hapi sërish me thikë në dorë. Në ato momente vjen zysha dhe më shpëtoi nga ai djali.”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë