Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën duke shpërndarë drogëra të forta. Policia e Korçës bën me dije se shtetasve M. Xh., 34 vjeç dhe L. M., 36 vjeç, të dy të dënuar më parë për vjedhje, iu bllokuan 423.8 gramë heroinë.
Po ashtu atyre iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kanabis, 19 tableta metadoni, si edhe fishekë luftarakë.
Veprimet proceduriale të rastit u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët, të cilët referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.