Kolegji i Posacëm i Apelimit ka shtyrë shpalljen e vendimit për Bashkim Dedjan, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.
Duke e konsideruar çështjen komplekse, trupa gjykuese deklaroi se vendimi do të shpallet të hënën në datën 17 dhjetor.
Kryegjykatësi kushtetues Bashkim Dedja e kaloi me sukses testin e Vettingut në shkallën e parë. Por vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit u ankimua nga Komisioneri Publik.
Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin me arsyetimin se provat nuk arrinin nivelin e besueshëm.
“Pasi janë marrë në konsideratë edhe rekomandimet e ONM për të paraqitur ankimim, vlerëson se bazuar në prova dhe fakte të administruara nga KPK, Dedja nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë. Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga KPA të marrë në shqyrtim çështjen në seancë gjyqësore dhe në përfundim të gjykimit të ndryshojë vendimin e të vendosë shkarkimin e kreut të Gjykatës Kushtetuese”, arsyeton ankimimin Komisioneri Publik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




