Polica ka arrestuar një prej personave të shpallur në kërkim, pas atentatit të ndodhur në ish-Bllok më 4 tetor, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.
Në pranga ka rënë ditën e djeshme Fabio Allushi, një prej të dyshuarve për këtë vrasje.
Policia ka dhënë njoftimin në komunikatën në faqen zyrtare, por emri i të arrestuarit është publikuar vetëm me inicialet, por mësohet se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Alushi, i shpallur në kërkim prej fillimit të muajit tetor.
Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur edhe Meviol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës), Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës), dhe së fundi edhe biznesmeni Eldi Dizdari.
Ndërkohë këngëtarja Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor, pas përfundimit të afatit 30 ditor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




