Ka ndodhur

Gjendet thika e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau Martin Canin

Nga Gazeta 'Si'- Policia e Tiranës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me gjetjen e thikës së autorit që dyshohet se vrau 14-vjeçarin Martin Cani.

Policia bëri me dije se ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.

Martin Cani u vra më 18 nëntor, në mes të ditës më thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi. Kujtojmë se sot u zhvillua seanca gjyqësore në ambientet e një spitali privat në Tiranë ndaj 14-vjeçarit që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani.

Gjyqtarja Lorena Çabej pasi dëgjoi palët, vendosi masën “arrest me burg” për Mario Përlleshin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë