Ngjarje

Sherr me thika mes adoleshentëve para shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, ndërron jetë 14-vjeçari

Nga Gazeta 'Si' - Një sherr mes 3 adoleshentëve, të cilët janë grindur me thika para shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka përfunduar në fatalitet për njërin prej tyre.

M. C. 14 vjeç është goditur në zemër dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë L. M. 14 vjeç ka plagë në gjoks dhe ndodhet në gjendje stabël në spital.

Adoleshenti i tretë ndodhet në një spital privat në Tiranë, i plagosur në krahun e majtë. Ky i fundit dyshohet se është autori i ngjarjes.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të një përplasjeje në rrjetet sociale, ku janë përfshirë dy grupe adoleshentësh.

Mësohet se viktima nuk ishte nga shkolla “Fan Noli” dhe se nga konflikti i lënë në rrjetet sociale, të rinjtë janë përleshur më pas, gjë që solli dhe ngjarjen fatale.

Njëri është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të konfliktit. Adoleshentët janë nxënës në shkollën "Fan Noli", si dhe të një shkolle tjetër në Sauk.

"Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën "Qemal Stafa", rreth 200-300 metra larg shkollës "Fan Noli" janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit", thuhet në njoftimin paraprak të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë