Gazeta Si – Pas garës për drejtorët e policive në qarqe, Policia e Shtetit ka shpallur konkursin për shefat e komisariateve në rang republike.
Janë 48 poste për shef komisariati, ndërkohë që për këto vende kanë aplikuar 290 zyrtarë policorë, ku 10 prej tyre janë gra.
Emrat e kandidatëve janë bërë publike nga Policia e Shtetit. Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve do të shqyrtojë të gjitha kandidaturat me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.
Në njoftimin e policisë, thuhet se komisioni do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.
Ndërkohë, është mbyllur gara për 12 drejtorët e policive në qarqe dhe pritet që të enjten të shpallen fituesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.