Nga Gazeta 'Si'- Liderët botërorë kanë uruar Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet e SHBA-së.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer thotë se mezi pret të punojë me Trump.
“Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar.
“Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes. Nga rritja dhe siguria te inovacioni dhe teknologjia, e di se marrëdhënia speciale MB-SHBA do të vazhdojë të përparojë në të dy anët e Atlantikut për vitet në vijim”, shkruan ai ndër të tjera.
Udhëheqësi francez Emmanuel Macron gjithashtu ka uruar Donald Trump për fitoren e tij të dukshme.
“Urime President Donald Trump,” tha ai në frëngjisht në X.
“Gati për të punuar së bashku siç kemi bërë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe me të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet.”
Edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka uruar Donald Trump për “fitoren mbresëlënëse.
Zelensky tha se ai vlerësoi “angazhimin e Trump për qasjen ‘paqe përmes forcës'” ndaj çështjeve globale dhe se parimi mund të “sjell paqen e drejtë në Ukrainë”.
“Ne presim me padurim një epokë të një shteti të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump,” tha ai.
Trump pritet të hartojë një kurs të ri për konfliktet e mëdha në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ai ka pohuar më parë se do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë nëse kthehej në Shtëpinë e Bardhë.
Edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka uruar republikanin Donald Trump për fitoren në garën presidenciale në SHBA.
"Urime Donald Trump për fitoren tuaj. Së bashku, përballemi me sfidat serioze që kemi përpara. Serbia është e angazhuar të punojë me SHBA-në për stabilitet, rritje dhe paqe", shkroi Vuçiç në X.
Fitoren e Trumpit e mirëpriti edhe presidenti prorus i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, i cili është në listën e zezë të SHBA-së.
"Një nga fitoret më të rëndësishme elektorale në historinë e fundit të SHBA-së, por edhe të botës," shkroi Dodik në X.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.