Zgjedhjet në SHBA

Me 270 arrihet fitorja, projeksioni i New York Times: Trump pritet të marrë 302 vota elektorale

Nga Gazeta ‘Si’- Ish-presidenti Donald Trump parashikohet të kape 302 vota elektorale, sipas New York Times, teksa është shumë pranë fitores për të marrë një mandat të dytë si kreu i Shtëpisë së Bardhë. 

Në projeksionet e fundit, para zyrtarizimit të rezultatit NYT parashikon se ka 95% shanse për një fitore të Donald Trump. Ndërkohë që po fiton dhe në Pensilvani.
Kjo është fitorja më e rëndësishme për Trump deri më tani. Fushata e Harris e identifikoi Pensilvaninë si një nga tre shtetet e Rust Belt në “rrugën e saj më të qartë për 270 vota elektorale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë