Zgjedhjet në SHBA

Donald Trump voton në Florida: Po ecim shumë mirë. Nuk do të ketë dhunë nëse humbas

Donald Trump dhe gruaja e tij Melania kanë votuar në Qendrën Rekreative Mandel në Palm Beach, Florida.

I veshur me kapelën e tij të kuqe, ai foli për mediat.

“Ndihem shumë i sigurt…dhe duket se republikanët janë shfaqur në fuqi,” thotë ai.

Trump thotë se ishte “i nderuar” kur pa se votuesit që ishin në radhë ishin goxha të gjata.

“Ne u kthyem goxha vonë mbrëmë,” thotë ai, duke iu referuar tubimit të tij të fushatës në Michigan mbrëmë vonë.

“Kam dëgjuar se po ecim shumë mirë”.

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi se nuk mendon se është e nevojshme t'u thotë mbështetësve të tij që të mos përdorin dhunë dhe të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve nëse ai humbet.

“Nuk kam nevojë t’u them një gjë të tillë,” tha Trump kur u pyet nëse do t’i drejtohej mbështetësve të tij me një thirrje kundër dhunës.

“Por, do t’u thoshit?” e pyeti gazetari.

“Nuk kam nevojë t’u them që të mos ketë dhunë. Sigurisht që nuk do të ketë dhunë. Mbështetësit e mi nuk janë njerëz të dhunshëm. Nuk kam pse t’u them këtë gjë. Unë sigurisht që nuk dua dhunë, por nuk kam nevojë t’u them asgjë. Këta janë njerëz të mrekullueshëm. Këta janë njerëz që nuk besojnë në dhunë. Ndryshe nga pyetja juaj. Ju besoni në dhunë,” tha Trump.

Këto deklarata të Trump erdhën menjëherë pas ai votoi në Palm Beach.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë