Drejtësia

Sherri në Kuvend mes deputetëve Bledion Nallbati e Vullnet Sinaj, GJKKO pushon çështjen

Gazeta Si- GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet për deputetin demokrat Bledion Nallbati, i cili goditi me grusht gjatë një seance parlamentare socialistin, Vullnet Sina.

Sipas SPAK, nuk vërtetohet ekzistenca e elementëve të veprës penale. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

Ishte grupi parlamentar i PS, ai që kallëzoi penalisht deputetin e opozitës, Bledion Nallbati për dhunë fizike.

Kreu i Grupit, Bledi Çuçi njoftoi se kishte firmosur kallëzimin penal për Bledion Nallbatit në emër të grupit parlametar të PS.

Seanca parlamentare e 30 shtatorit nisi me konfrontime, ku deputeti i Partisë Demokratike, ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe t'i fikë mikrofonin deputetit socialist.

Ndërkohë që Vullnet Sinaj e ka shtyrë, situata ka vijuar me përleshje fizike dhe goditje me grushte nga na e Nallbatit.

Po ashtu, pas përplasjes në Kuvend, deputeti demokrat u përjashtua edhe nga seanca parlamentare për 10 ditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë