Taksa

Italia do të taksojë me 42% kriptomonedhat. Norma më e lartë në të gjithë Europën

Italia po planifikon një rritje domethënëse të taksës ndaj kriptomonedhave, nga 26 në 42% në vitin 2025. Qeveria ka për qëllim të rregullojë një treg në rritje ku përfshihen miliona qytetarë italianë.

Njoftimi i bërë nga ministri i Ekonomisë, Maurizio Leo, u pa si pengesë ndaj inovacionit digjital dhe specifikisht në sektorin e blockchain-it.

Të dhënat nga Shkolla Politeknike e Milanos tregojnë se janë mbi 3.6 mln italainë që merren me tregun e kriptomonedhave. 32% e tyre kanë bërë investime dhe 17% blerje.

Nga ky vendim Italia përllogarit të fitojë 16.7 mln euro të ardhura shtesë.

Sipas të dhënave nga Tax Foundation Europe, norma e tatimit mbi fitimet në kripto në Gjermani është 26.4%, dhe në Spanjë është 28%. 42% rezulton të jetë taksa më e lartë europiane, e aplikuar aktualisht vetëm nga Danimarka. Në Francë është 34%, në Britaninë e Madhe është 20%, dhe në Zvicër rezulton 0%. Përveç Danimarkës, nuk ka asnjë shtet europian ku të jetë më i madh se 40%, aq sa aktualisht e dyta është Norvegjia me 37.8%, dhe e treta është pikërisht Franca me 34%, e barabartë me Finlandën.

Njoftimi i Italisë vjen pasi Bashkimi Europian po përgatitet të zbatojë plotësisht rregulloret gjithëpërfshirëse të bllokut të kriptove, një paketë e njohur si MiCA, në fund të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë