Lajme

Protesta edhe në rrethe, bllokohet edhe “Rruga e Kombit”

Në momentin që skadoi ultimatumi i vendosur nga studentët për Qeverinë për plotësimin e kërkesave të tyre rrugët në disa qytete të tjera të vendit u bllokuan nga protestues të mbështetur nga Partia Demokratike.

Në Shkodër, Kurbin, Fier, Vlorë, Durrës, Kukës dhe Kavajë fermerët të mbështetur nga PD kanë dalë në rrugë në protestën kundër çmimit të të naftës, mungesës së tregut për prodhimet e tyre dhe në mbështetje të protestës së studentëve.

Rruga e Kombit u bllokuar për rreth 30 minuta në Milot, ndërsa bllokimet akses të rëndësishme pati edhe në akse të tjera.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku ka ironizuar edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha për mbështetjen që u ka dhënë në këto ditë banorëve të Astirit në protestën e tyre.

“Eh Artist si e katandise opozitën! Të rinjtë e PD maskohen si studentë se ndryshe i përzënë; dega e Fierit zë rrugën me jelekë të verdhë sikur i merr porositë nga Parisi; bashkia e Kukësit shfaqet si grup biznesmenësh të vegjël që duan dyqan pa kasë; ndërsa ti vetë të Astir Boja”, shkruan Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë