Lajme

Studentët e pavendosur, Rama i fton sërish për dialog

Kur ka skaduar ultimatumi i orës 16:00 dhe qeveria nuk ka kthyer një përgjigje, ende nuk ka një vendim nga studentët se cili do të jetë hapi i radhës, përshkallëzimi i protestës apo do të shkojnë përpara Kryeministrisë. Numri një i qeverisë u ka bërë thirrje atyre që të dialogojnë.
Në post në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka shkruar “Gjithçka na duhet është të flasim – Parrulla e njërës prej protestave më madhështore të vitit 2018 në Europë…”. Ai ka postuar edhe një foto nga protesta e zhvilluar kohë më parë në Spanjë për Katalonjën.

https://www.instagram.com/p/BrQD9KXAt1J/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë