Drejtësia

Pastrim parash dhe deklarim i rremë, Apeli lë në fuqi dënimin për Alda Klosin, sanitaren dhe djalin e saj

Gazeta Si - Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë ndaj ish-shefes së kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetajt, Alda Klosi dhe Rozeta e Havier Dobi, nën e bir që u kapën duke vjedhur 400 mijë eurot në banesën e ish-zyrtares.

Kështu, ndaj Alda Klosit mbetet në fuqi dënimi me 2 vite e 6 muaj burgim për pastrim parash e mosdeklarim të pasurisë, të cilit do t’i aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar.

Pastruesja Rozeta Dobi dënohet me 7 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i konvertohet në 4.8 vite burg.

Djali i pastrueses, Havier Dobi dënohet me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i konvertohet në 3.4 vite burg.

Prokuroria thotë se afro 500 mijë Euro të sekuestruara më herët janë të ish-zyrtares të krijuara nga aktivitet i paligjshëm. Gjithashtu edhe një apartament dhe një garazh të identifikuar gjatë hetimeve, për hetuesit janë  pasuri të pa jufistikuara.

Klosi u arrestua në shkurt 2023, 1 muaj pasi në pranga kishte rënë sanitarja e saj për vjedhje me pasoja të rënda në banesën e saj. Fillimisht ish-zyrtarja nuk deklaroi të plotë shumën e vjedhur në shtëpinë e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë