Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ndaj protestës së studentëve, si dhe ndaj qëndrimit të ardhur disa minuta më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili i ftonte studentët për të ulur në dhe biseduar për zgjidhjen e tetë kërkesave.
Për kryedemokratit zgjidhja për plotësimin e kërkesave të studentëve mund të vijë vetëm nga shfuqizimi i ligjit “Për Arsimin e Lartë”, gjë për të cilën kryeministri Edi Rama një ditë më parë e ka cilësuar të pamundur, pasi autonomia e universiteteve nuk preket.
“Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit. Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA. Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim. Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjaftojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh”, shkruan Basha në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




