Nga Gazeta ‘SI’ – Shqiptarët e përdorin internetin më pak se vendet e tjera të rajonit, sipas matjeve nga Barometri i Ballkanit.
Ndër shqiptarët e anketuar, vetëm 4% e tyre pohojnë se përdorin Inteligjencën Artificiale nëpërmjet ChatGPT apo alternativa të tjera. Mesatarja e rajonit është 10%.
Shqipëria ka dhe përqindjen më të ulët të qytetarëve që bëjnë pagesat utilitare online, 14%, ndërsa mesatarja e rajonit është 30%.
Edhe shërbimet bankare virtuale nuk janë shumë të preferuara për shqiptarët me vetëm 17% që raportojnë përdorimin e tyre. Për rajonin ky tregues është 31%.
Indikatori i vetëm ku Shqipëria kryeson është ai i e-qeverisjes, me 60%, si rruga e vetme për të aksesuar shërbimet publike të vendit.
36% e shqiptarëve thonë se e përdorin internetin për të ndjekur programe/filma.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.