Nga Gazeta 'SI' - Sezoni turistik ka rezultuar frytdhënës për bizneset e hotelerisë, të paktën deri në fund të qershorit 2024.
Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë të të vitit, aktiviteti i hoteleve është rritur me 17.1% duke shënuar kështu rritjen më të fortë në sektorin e shërbimeve. Numri i të punësuarve në hotele u rrit me 9% për të njëjtë periudhë dhe paralelisht fondi i pagave u rrit me 15.1%, raporton INSTAT.
Restorantet kanë shënuar po ashtu një rritje të fortë të aktivitetit të tyre, me 11.6%. Të punësuarit në restorante u shtuan me 0.6%, ndërsa fondi i pagave për to u rrit me 4%.
Aktiviteti i transportit ka pasur po ashtu një tremujor pozitiv, me rritje 8.1%. indeksi i të punësuarve u rrit me 0.7%, ndërsa pagat me 5.3%
Aktiviteti i bizneseve tregtare u rrit me 3.8% për të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve me 3.8% dhe pagat me 10.8%.
INSTAT tregon se aktiviteti i informacionit dhe komunikacionit, ka pësuar rënie gjatë tremujorit të dytë të vitit me 4.4%. Gjithsesi të punësuarit në këtë sektor u rritën me 8.5% dhe pagat me 7.1%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.