Rend dhe Ligj

Arrestohet autori i vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër, në kërkim 3 të tjerë. Zbulohet garazhi ku mbanin mjetet e trafikuara për krimet

Nga Gazeta Si- Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen e Elis Rroshkodolit të ndodhur më 30 gusht në Shkodër. Deri më tani, policia ka arrestuar një person si autor i dyshuar i vrasjes ndërkohë që 3 të tjerë janë identifikuar nga policia dhe shpallur në kërkim.

Në kuadër të operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xh. M., 26 vjeç, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim, shtetasit J. Xh., 31 vjeç, V. Xh., 38 vjeç dhe D. M., 42 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas kanë organizuar dhe kanë kryer vrasjen e shtetasit E. Rr. (Sh.).

Gjithashtu policia ka zbuluar një garazh në territorin e bashkisë Tiranë, që iu shërbente 4 shtetasve, si bazë kriminale për të fshehur automjete të trafikuara, të cilat do të përdoreshin gjatë kryerjes së krimeve. "Sekuestrohen 3 automjete të trafikuara nga shtete të ndryshme të Europës dhe pjesë të automjetit të përdorur nga autorët, gjatë vrasjes së shtetasit E. Rr. (Sh.)”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë