Nga Gazeta Si- Një shqiptar, një italian dhe një maroken janë vënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, dy ditë më parë, në plazhin e Delisufit, ku u arrestuan 7 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.
“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim 2 ditë më parë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u bë i mundur ndalimi i këtyre shtetasve, të cilët kundërshtuan me forcë punonjësit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, gjatë kryerjes së detyrës, në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, konkretisht:
I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;
M. B., shtetas maroken, banues në Itali;
M. M., shtetas italian, banues në Itali”.
Gjithashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim e 3 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast.
“A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali; S. P., lindur dhe banues në Sarandë; A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.