Policia e Elbasanit arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim, Agron Çakalli, 54 vjeç, banues në Elbasan.
Këtë shtetas, Gjykata e Apelit për Krimet e Renda Kretë, Greqi, me vendimin e datës 02.12.2016, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".
Greqia ka transferuar dosjen drejt Shqipërisë dhe në prill 2024, Gjykata e Apelit e ka njohur dënimin e vendit fqinj dhe ia ka konvertuar dënimin në 20 vjet burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.