Rend dhe Ligj

Tiranë / Shantazhonin qytetarë për shuma deri në 1000 euro, arrestohen tre persona, mes tyre dy të mitur

Nga Gazeta Si- Tre persona janë vënë në pranga pasi shantazhonin njerëz për t’u marrë atyre shuma të ndryshme parash.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Xhamlliku”, u dokumentuan dy ngjarje.

Policia ndaloi shtetasin L. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe 2 shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 €.

Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë