Gjykata e Korçës ka vendosur të lërë në burg 71-vjeçarin Pëllumb Lamçe, i cili u kap duke tentuar të abuzonte seksualisht me një vajzë të mitur, në një kënd lojërash në fshatin Sheqeras të Maliqit.
“Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 01.09.2024 ora 11:00 seanca me objekt: “Vleftësim arresti në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasit P.L i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 100/1 dhe 22 i Kodit Penal, ku gjykata në përfundim vendosi: Pranimin e kërkesës. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas.”
I moshuari u arrestua pas denoncimit të familjarëve të vajzës 9 vjeçe, me këtë të fundit që u shpëtua nga një banore e zonës, e cila pa Lamçen teksa tentonte ta zhvishte të miturën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




