Ngjarje

Ngacmoi seksualisht një 9-vjeçare, arrestohet 71-vjeçari në Maliq. Dëshmia e banores që shpëtoi të miturën: Pashë tmerr me sy!

Nga Gazeta Si- Një 71-vjeçar, Pëllumb Lamçe, është arrestuar në Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare në këndin e lojërave.

Policia shpjegon se ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë denoncimin në polici, ndërkohë sipas deklarimeve ngjarja ka ndodhur në një kënd lojërash në afërsi të shkollës së fshatit.

Veprimet e turpshme ndaj vajzës së mitur i ka parë një banore tjetër e zonës, e cila e ka larguar menjëherë vajzën nga vendngjarja. Mësohet se i moshuari jeton i vetëm, pasi bashkëshortja dhe fëmijët e tij jetojnë jashtë vendit.

Ajo ka deklaruar në polici, se rreth orës 13:30 pa nga larg një skenë të sikletshme.

I moshuari, Pëllumb Lamçe, ka shkuar te këndi i lojërave në shkollën e fshatit dhe ka marrë me vete edhe vajzën e vogël.

“Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte, sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt. Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysëm të zhveshur edhe vajzën gjithashtu. Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë, por ka pësuar traumë nga ngjarja”, u shpreh banorja.

71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen. Nga ana tjetër sipas burimeve nga policia po hetohet nëse i moshuari e kishte ngacmuar edhe herë të tjera të miturën, pasi banorë të tjerë pretendojnë se ai i ka ofruar dhe lekë.

"Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçare", njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë