Gazeta Si - Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Belgjika ng autorittet shqiptare të Interpolit.
Sipas policisë, 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dy vite më parë tentoi të vriste me armë zjarri dy punonjës policie.
Ngjarje kjo e ndodhur në Vlorë, mbrëmjen e datës 02.09.2022, ku dyshohet se shtetasi D.H. alias T.H., në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të 2 punonjësve të policisë.
Pas të shtënave, autorët u larguan nga vendngjarja, me një automjet, i cili u gjet në atë kohë dhe u sekuestrua nga policia.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët në Belgjikë, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D. H. alias T. H., 39 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq nënvizohet se këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.