Gati tre dekada pas vdekjes së saj, princesha e ndjerë Diana vazhdon të mbetet në mendjet dhe zemrat e shumë njerëzve që kanë ende kuriozitet mbi gjithçka lidhet me jetën e saj. Por, një dokumentar i ri pritet të zbulojë detaje të reja nga vdekja e saj në vitin 1997.
Sipas “People”, një dokumentar i ri me tre seri, me titull “Who killed Diana” (Kush e vrau Dianën) do të eksplorojë rrethanat e vdekjes së princeshës së ndjerë në moshën 36-vjeçare. Nga ana tjetër, revista “Deadline” shton se ekipi i këtij dokumentari do të sjellë intervista të rralla, përfshirë edhe burimet dhe dëshmitarët e parë pak minuta pas aksidentit tragjik, diçka që pritet të hedhë dritë mbi vdekjen e bujshme që vazhdon të marrë vëmendjen e gjithë botës prej ditës së parë kur ka ndodhur.
“Who killed Diana?” do të ketë një kast personazhesh të njohur që do të sjellin historinë e famshme të princeshës në kontekstin historik të mënyrës si ndodhën ngjarjet. Ekipi që ka krijuar këtë dokumentar është i njëjti me atë që realizoi dokumentarin "Who Killed Jill Dando" (Kush e vrau Jill Dando-n) në vitin 2023 dhe “The Mystery of Marilyn Monroe” (Misteri i Marilyn Monroe) i vitit 2022 në Netflix.
Ende nuk ka një datë publikimi, por është zbuluar se ky dokumentar do të jetë i ndarë në tre pjesë.
"Eksplorimi i grave legjendare përmes dokumentarëve investigativë është një pasion i imi," tha producentja Emma Cooper. "Ashtu siç bëmë me “The Mystery of Marilyn Monroe”, ne kemi marrë një histori që bota mendoi se e dinte, teksa ne synojnë të sjellim të vërteta që jo nuk janë thënë më parë. Unë jam e përkushtuar që t'i qasem historisë së kësaj gruaje të dashur dhe ikonë me informacione të patreguara më parë."
Diana vdiq së bashku me dy persona të tjerë në një aksident automobilistik në Paris dhe mes viktimave ishte edhe i dashuri i saj, miliarderi Dodi Al Fayed dhe shoferi Henri Paul.
"Ka shumë pak momente si këto në histori," tha biografia mbretërore Ingrid Seward për 25 vjetorin e vdekjes së Dianës. “Por, vdekja e saj ka prekur miliona njerëz në mbarë botën.”/InStyle
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.