Gazeta Si - Ndërsa vazhdojnë të jenë në kërkim nga policia, publikohet videoja kur dy motrat Mariela dhe Antonela Berisha dhunojnë brutalisht blogeren 24-vjeçare Klea Prenga.
Të dyja me kapele në kokë, hyjnë në restorantin në zonën e Kodrës së Diellit dhe afrohen për tek tavolina ku ndodhej duke ngrënë darkë 24-vjeçarja.
Njëra nga motrat, Mariela Berisha merr në një tavolinë një gotë (apo shishe) qelqi dhe e godet menjëherë Prengën, dhe më pas konfliktohen fizikisht.
Gjatë konfrontimit përfshihet dhe Antonela Berisha, ndërsa Mariela merr sërish një tjetër gotë qelqi dhe e godet në fytyrë.
Menjëherë ndërhyn stafi dhe klientë të tjerë të restorantit duke i ndarë. Pas sherrit dy motrat largohen të qeta dhe për t’u arratisur kanë përdorur dy automjete.
Shkak i sulmit fizik dyshohet një lidhje paralele e blogeres me partnerin e Mariela Berishës.
Dy automjetet që motrat Berisha përdorën natën e ngjarjes, janë sekuestruar nga Policia. Zyrtarisht sipas sistemit TIMS nuk rezulton se janë larguar jashtë vendit.
Me urdhër të prokurorit të çështjes është nxjerrë urdhër ndalim për akuzën e plagosjes së rëndë në bashkëpunim. Për këtë vepër penale ato rrezikojnë burg deri në 10 vite heqje lirie.
Policia i ka shpallur në kërkim, ndërsa ende nuk dihet vendndodhje e tyre, por sipas informacioneve rezulton se nuk kanë dalë jashtë Shqipërisë.
Ndërkohë, disa javë pasi u dhunua barbarisht nga Antonela Berisha dhe motra e saj, Klea Prenga ka postuar të tjera pamje në Instagram, ku tregon gjendjen e saj të ndryshuar dhe rekuperuar nga dhuna.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.