Liam dhe Noel Gallagher kanë shtuar sperkulimet se do të ketë një ribashkim të Oasis.
Një klip i shkurtër me të njëjtin font dhe stil të logos së famshme të grupit u shfaq në llogaritë e mediave sociale të vëllezërve të dielën, si dhe në faqen zyrtare të Oasis.
Ajo tregon datën “27.08.24” përpara dhe më pas lexon “8 e mëngjesit”.
Prej vitesh, fansat e grupit rock të Mancesterit kanë pritur një bashkim të vëllezërve që u ndanë ne 2009, pas një zënke në prapaskenë në festivalin Rock en Seine në Paris.
Një raport i Sunday Times, duke cituar burime të brendshme të industrisë, pohoi se vëllezërit do të bënin një mori koncertesh vitin e ardhshëm, duke përfshirë shfaqje në stadiumin Ëembley të Londrës dhe Heaton Park të Mançesterit.
Liam Gallagher e kaloi pjesën më të madhe të së dielës duke iu përgjigjur thashethemeve në X, i njohur më parë si Tëitter: “Nuk më ka pëlqyer kurrë ajo fjalë ISH”, tha ai, përpara se të ndante artikuj lajmesh rreth thashethemeve të ribashkimit.
Në një tjetër postim, ai ia kushtoi këngën Oasis Half The Ëorld Aëay vëllait të tij, duke thënë: “Dua t’ia kushtoj këtë këngë Noel Gallagher”.
Ribashkimi i ka lumturuar fansat të cilët kanë pyetur në internet se kur do të jetë zyrtar ribashkimi, të cilët kanë marrë përgjigje nga Liam i cili thotë “Të premten tjetër…”
Vëllezërit kishin gjithmonë një varg mosmarrëveshjesh, duke përfunduar në një sherr në prapaskenë në 2009 në Paris, që rezultoi në largimin e Noelit nga grupi.
Kanë kaluar 30 vjet që kur kryesimi i top-listave i ktheu vëllezërit Gallagher në yje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.