Drejtësia

Burg për Arben Lamçjen, akuzohet si pjesë e grupit Çopja në Elbasan. Dyshohet se do kryente vrasjen e Nuredin Dumanit

Gazeta Si- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Arben Lamçjen, i dyshuar si një prej anëtarëve të bandës "Çopja" të Elbasanit, i ekstraduar nga Kosova pak ditë më parë.

Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë, i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.

50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme që caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest në burg në mungesë.

Sipas SPAK pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.

Në dosje thuhet se gjatë periudhës tetor-nëntor të vitit 2020, 50-vjeçari ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit.

Ai kishte takuar një person që do të bashkëpunonte për vrasjen e Dumanit, duke i kërkuar që të mbante nën vëzhgim dhe të informonte për të gjitha lëvizjet e Dumanit.

Lam֛çja informoi porositësin e vrasjes Franc Çopjan se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij.

Për kapjen e Dumanit rezulton të jenë ofruar 250.000 euro dhe 500.000 euro për ta ekzekutuar.

Gjithashtu rezulton se, Lamçja është personi që administronte edhe një pjesë të shumave monetare që vëllezërit Çopja siguronin nga aktiviteti kriminal dhe më pas  këto para i investonte në pasuri të pa luajtshme për të fshehur burimin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë