Pa pritur ditën e hënë kur Rama ka bërë ftesën për dialog më studentët , kryeministri Rama është futur në facebook për t’i bërë thirrjeprotestuesve të takohen për dialog .

Në videon e publikuar në Facebook, Rama iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve për dialog gjithë përfshirës. Kreu i qeverisë në fjalën e tij ndër të tjera tha se kërkesat e tyre duhet të jenë vetëm fillimi i transformimi rrënjësor të sistemit arsimor në vend. Për kreun e ekzekutivit kjo gjë nuk mund të bëhet vetëm as nga qeveria dhe as nga studentët, por duhet të ulen të gjithë bashkë.
Në mbyllje të fjalës së tij Rama i ka ftuar studentët që në orën 11 të ditës së hënë të ulen të gjithë bashkë dhe diskutojnë.
“Unë jam shumë i bindur se ky është moment i artë për të ndërtuar një mekanizëm bashkëqeverisës me studentët, që të adresojmë një qasje me kënd të gjerë për problematikën e universitetit. Problemet e universitetit nuk janë as të panjohura dhe as të reja, dhe jo aq të rënda sa 5 vjet më parë. Nevoja për financim infrastrukturë, kushte mësimore dhe sociale në tërësi, është e ditur, por dua ta them qartë sot, se as ulja e tarifave, as investimi në konvikte, as biblioteka e re shkencore apo të tjera si këto, që janë gjëra që po bëhen, nuk adresojnë sëmundjen por vetëm simptomat e saj. Duhet të biem dakord se na duhet një lëvizje e fortë dhe e bashkuar, mos mendoni se po përpiqem t’ju bëj magji për t’ju shpërndarë. Nuk dua që ata të rrinë mbledhur derisa të bien në kurthin e kazanit mediatik, ku qeniet e degraduar i joshin për të nxjerrë gështenjat nga zjarri. Por duhet tentuar një strategji e përbashkët, qeveri-student. Duhet të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit, kulturës së falsifikimit dhe keq administrimit të universitetit. Është e vërtetë, studentët e vetëm nuk e bëjnë dot se nuk kanë autoritet vendimmarrës, qeveria e vetme nuk e bën dot se nuk ndërhyn dot nga lart pa ata. Mua vetë as më shkon në mendje se qeveria mund ta lë pas këtë ndryshim duke ndërhyrë vetëm me uljen e tarifave. Qeveria duhet të nxjerrë përfitimin maksimal nga ky mësim dhe mësime të tjera. Për mua që ta dini është gjëja më e lehtë të kërkoj një manovër taktike në qeveri për të shuar protestën duke adresuar kërkesat e studentëve. Prapëseprapë adresimi i disa kërkesave nuk do ta lëvizte ujin e ndenjur brenda gardhit të universitetit. Do të komunikojmë nesër këtu gjerë e gjatë. Mund të kalojnë nga zgjidhja taktike e situatës, në betejë. Problemi i vërtetë nuk është mungesa monetare por batërdia universitare, janë ata që shesin tituj e provime. Ju pres këtu të gjithë live po këtu ora 11, deri në darkë po të doni, natyrisht që të gjithë pa dallim krahinë, feje, ideje edhe pa dallim note, po të doni edhe pse për atë punën e ngelseve i kam disa fjalë nëse do më jepet mundësia. Shihemi nesër sidoqoftë se ka shumë për të folur por jam i sigurt që edhe unë kam shumë për të dëgjuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




