Teknologji dhe Inovacion

Instagram shton një shërbim të ri që luan muzikë në profilin e përdoruesve

Instagram ka prezantuar një shërbim të ri që do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë një këngë në profilin e tyre. Muzika e shtuar në profilin e një përdoruesi shfaqet në bio, sipas shembujve tw shpwrndarw nga vetë Instagram në një postim.

Një këngë do të shfaqet në një profil derisa përdoruesi ta heqë ose ta zëvendësojë atë.

Përdoruesit mund të shtojnë një këngë nga biblioteka e Instagram-it me muzikë të licencuar që është gjithashtu e disponueshme për Reels ose postime. Nga atje, përdoruesit do të mund të zgjedhin një pjesë prej 30 sekondash të këngës për ta shtuar.

Në lançimin e këtij shërbimi platforma ka bashkëpunuar me yllin e popit Sabrina Carpenter.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë