Lajme të këqija kanë mbërritur në kampin e Milanit për Alvaro Morata, i cili thuhet se do të mungojë për të paktën një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor që ka marrë.
Sipas Sky dhe MilanNeës, Morata ka pësuar një problem muskulor që do ta mbajë jashtë për dy ndeshjet e ardhshme të ligës plus dhe dy ndeshjeve me Spanjën.
Trajneri i “djajve”, Paulo Fonseca duhet të bëjë llogaritë pa Alvaro Morata tashmë. Morata debutoi me gol me fanellën kuqezi, teksa i mjaftuan pak minuta në fushë kundër Torinos për të realizuar golin e tij të parë.
Me sa duket kjo lëvizje e nxituar e stafit, pasi sulmuesi nuk ishte gati 100%, do t’i kushtojë jo pak Fonseca-s. Sipas mediave italiane, është e sigurt se Morata do të mungojë në sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Parma të shtunën në transfertë, por më shumë mundësi spanjolli do të mungojë edhe më 31 gusht në takimin kundër Lazios në Romë.
Morata nuk pritet të jetë as në dispozicion të Spanjës për ndeshjet e para në Ligën e Kombeve më 5 dhe 8 shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.