Ka ndodhur

Vrasje e dyfishtë në Velipojë, plagoset dhe kamerieri i një lokali. Debati në hotel që i kushtoi jetën 2 të rinjve. Kush janë dy vëllezërit në arrati

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të hënës (19 gusht 2024) në plazhin e Velipojës në Shkodër.

Dy vëllezërit Eduart dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel "Holiday' kanë qëlluar me armë Arsid Hoxhën, 22 vjeç dhe Ersild Ishmin, 33 vjeç. Viktimat janë kunetër, Arsidi është vëllai i gruas së Ersildit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të hënës. Dy të plagosurit janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës por si pasojë e plagëve të marra të dy kanë humbur jetën në sallën e operacionit.

Mësohet se Arsid Hoxha është qëlluar me 2 plumba, ndërsa Ersild Ishmi me 3 plumba. Të dy janë qëlluar në gjoks dhe në bark.

"Shkak i konfliktit ka qenë një debat mes viktimave dhe dy vëllezërve pronarë të hotel ‘Holiday’ në Velipojë" deklaroi drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj gjatë një prononcimi nga vendi ku ndodhi krimi.

Të shtënave me armë zjarri që i morën jetën këtë të hënë 2 personave në Velipojë, nuk i ka shpëtuar as kamarieri i një lokali që ndodhej aty pranë. I plagosur ka mbetur Zyber Z. Ai mësohet se ka marrë një plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht dy të rinjtë mbetën të plagosur rëndë. Ata u dërguan me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundën të mbijetonin dhe ndërruan jetë.

Teksa autoritetet policore vijojnë punën për të kapur dy autorët e krimit, hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë

Nëj grup i posaçëm hetimor po punon për dokumentimin ligjor të ngjarjes ndërsa janë ngritur postblloqe për arrestimin e dy vëllezërve Frroku.

Drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj ka treguar zanafillën e këtij krimi.

Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit në pronësi të dy vëllezërve. 33 vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Në këtë moment pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotel Holiday. Më 14 korrik Ishmi policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie'

Ngjarja e ka zanafillën në 28 qershor të këtij viti, ku në ambientet e hotel "Holiday' ka pasur debat mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Si rezultat i këtij debat i më 14 korrik 2024 policia e Shkodrës bëri të mundur arrestimin e Ersild Ishmi. Për shtetasin Ishmi i cili ishte autori i kanosjes me armë zjarri të kamarierit të hotelit kishte një masë ndalimi' sqaroi më tej drejtori i policisë.

Ngjarja duket se nuk është harruar ngar 33 vjeçari, i cili ka marrë dhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i dy vëllezëre Frroku ku gjatë konfliktit janë qëlluar me armë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë