Futboll

Shkupi largon Ernest Gjokën

Java e dytë në Ligën e Maqedonisë solli rezultate befasuese, dhe vetëm pak orë pas përfundimit të ndeshjeve, viktima e parë ishte trajneri i “FC Shkupit”, Ernest Gjoka.

Trajneri shqiptar, i cili pritej të garonte për tituj me “Shkupin”, nga dy ndeshjet e para mori vetëm një pikë. Pikërisht disfata e fundit nga “Gostivari” ka bërë që kryesia e klubit nga Çairi të largojë trajnerin shqiptar.

“Shkupi” nuk ka shumë kohë për të humbur, pasi të dielën, në kuadër të javës së tretë, do të luajë derbin e qytetit me Vardarin, një nga ekipet me të cilët ka rivalitetin më të madh.

Jo zyrtarisht, përfliten disa emra që mund të marrin postin e trajnerit të “Shkupit”, si Goce Sedlloski, i cili më parë ka qenë në këtë post. Por, meqë klubi ka sponsor dhe pronar nga Turqia, mund të kemi edhe ndonjë emër turk. Gjithçka pritet të bëhet e qartë ditëve në vazhdim, kur edhe nga klubi do të zyrtarizohet largimi i Gjokës dhe emri i trajnerit të ri. /telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë