Lajme

Babai tenton të djeg fëmijët me benzinë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës mbrëmjen e djeshme.

Një burrë 40 vjeçar ka tentuar të djegë dy fëmijët e tij me benzin.

Zguri Veshi është nisur nga shtëpia me fëmijët e mitur 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do t’i vriste ata dhe veten.

40 vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij, e cila ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

Në sytë e gruas, ai ka spërkatur me benzinë fëmijët dhe vetën.

Menjëherë vëllai i tmerruar ka njoftuar policinë.

Pavarësisht thirrjeve të policisë, burri ka rezistuar dhe ka nxjerrë çakmakun duke tentuar t’u vërë zjarri. Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e rendit duke i neutralizuar ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë