Chermen Valiev shkruan historinë në Paris 2024. Mundësi kuqezi i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike. Valiev mposhti me rezultatin 6-2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.
Valiev ka dominuar kundërshtarin, duke qenë në avantazh gjatë gjithë ndeshjes.
Me qetësinë që e karakterizon, Valiev ka arritur që të triumfojë, duke i dhuruar Shqipërisë medaljen e parë në lojërat Olimpike.
Një ditë historike për sportin shqiptar, që merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes.
Ndërkaq, mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Islam Dudaev, i cili garon në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë, mban ndezur shpresat e Shqipërisë për një tjetër medalje në olimpiadën që po zhvillohet në kryeqytetin francez. Dudave, pas eliminimit në çerekfinale, është rifutur në garë dhe nesër do të duelojë për të siguruar medaljen e bronzit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.