Paris 2024

Paris 2024 / Chermen Valiev rikthen në garë Shqipërinë për medaljen e bronzit

Mundësi Chermen Valiev që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2024, do të vijojë garën e tij për të fituar medaljen e bronztë.

Edhe pse u mund në çerekfinale, mundësi i natyralizuar kuqezi u rifut në garë, pasi kundërshtari që e mposhti arriti të kualifikohej në finalen e peshës deri në 74 kilogramë.

Në kualifikuesen për medalje, Valiev fitoi me rezultatin 12 me 2 kundër rivalit nga Bjellorusia dhe u kualifikua në sfidën për medalje bronzi.

Ai do të ketë përballë mundësin nga Taxhikistani, Viktor Rasadin dhe nëse do të triumfojë, atëherë do të fitojë medaljen e bronzit në Paris 2024, duke i dhuruar Shqipërisë edhe medaljen e parë olimpike.

Ndeshja është sonte në orën 18:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë