Kosova

U vra nga policia serbe 3 javë më parë, mbërrin në Kosovë trupi i Faton Hajrizit

Në orët e para të së premtes ka mbërritur në Kosovë përmes pikë kalimit kufitar të Merdares trupi i pajetë i Faton Hajrizit, i cili u qëllua për vdekje nga policia serbe tri javë më parë në Lloznicë.

Avokati i familjes së Hajrizit, Arianit Koçi deklaroi se trupi i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore do të bëjë ekzaminimet e saj.

Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që përmes një komunikate tha se do të kryejnë procedurat për verifikimin e trupit.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, u tha në komunikatën e MPJD.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë