Paris 2024

Abakarov dorëzohet në çerekfinale, shuhet shpresa e Shqipërisë për medalje në Lojërat Olimpike

Mundësi Zelimkhan Abarakov nuk ia doli të sigurojë një vend mes katër më të mirëve të botës në disiplinën e mundjes së lirë për peshat 57 kg në “Paris 2024”.

Mundësi kuqezi u eliminua nga indiani Aman Aman në çerekfinale me shifrat 12-0, duke humbur kështu shpresat e Shqipërisë për medalje në këtë garë.

Abakarov bëri sot debutimin e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, në stilin e lirë të mundjes, pesha 57 kg. Mundësi i cili përfaqëson Shqipërinë prej dy vitesh, kaloi jo pa vështirësi Diamantino Iuna Fafe nga Guinea Bisau. 23-vjeçari ishte dy herë kampion i Afrikës dhe tregoi aftësitë e tij duke marrë një avantazh 6-1 ndaj Abakarov.

Por mundësi kuqezi në minutën e fundit përmbysi gjithçka me dy kapje, duke siguruar pikët që i nevojiteshin për të fituar 7-6 këtë duel dhe duke kaluar në raundin tjetër, ku u mund nga indiani Aman Aman.

Shqipëria ka mbetur në olimpiadë me dy sportistë të vetëm Dudaev dhe Valiev, mundës që dikur garonin për Rusinë dhe sot nën ngjyrat e flamuri kuqezi, janë jo thjeshtë garues, por mes pretendentëve për t’i dhënë medaljen e parë olimpike vendit tonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë