Nga Gazeta 'SI' - Vetëm pak orë pas një interviste të dhënë për mediat e Kosovës, nga banesa e tij në Tiranë, Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi.
Stresi është i treti tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pas Noizy-t dhe Dj të grupit të tij, Bahtjar Bajraktari. Ai akuzohet për dhënie “Ndihme nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”, që i referohet dhunimit të personazhit të TikTok-ut, Medi Iseni në Pejë disa ditë më parë.
Gjatë ditës, pas shpalljes në kërkim nga Policia e Kosovës, Rigels Rajku, i njohur si reperi Noizy ka mohuar të ketë lënduar një tjetër person, siç akuzon Prokuroria.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rajku thotë se nuk “gisht fare” në ngjarje dhe se denoncimi është i rremë.
Reperi thotë ai nuk po sfidon drejtësinë, por po ndjek rrugën ligjore me profesionistë për të zgjidhur këtë situatë.
Akuzat ndaj reperit Noizy dhe bashkëpunëtorëve të tij, u ngritën pasi Medi Iseni, një nga personazhet e TikTok, tha se është dhunuar nga ata pas një koncerti në pjesë. Iseni publikoi shenjat e tij të dhunës dhe disa biseda me Arkimed Lushajn, i njohur si reperi Stresi, që sipas Isenit, ka planifikuar takimin e tij me Noizy-n.
Ndërkohë, përveç Noizy-t, në kërkim është edhe kolegu i tij DJ Crax, që dyshohet se ka qenë i implikuar në ngjarjen e dhunshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.