Nga Gazeta 'SI' - Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim këngëtarin e njohur Rigles Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy për dhunimin e dy personave.
Në kërkim është shpallur dhe DJ i këngëtarit, i njohur me emrin e artit Crax, i cili ka ndihmuar Rajkun.
Këngëtari do të hetohet për veprat penale përfshirje në dhunë si dhe i dyshuar për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor.
Pak netë më parë, një personazh i famshëm ne TikTok me emrin Medi, akuzoi Noizyn dhe grupin e tij për rrahje të rëndë në një lokal në Pejë.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, që kushdo që ka informacion se ku ndodhet këngëtari, të bashkëpunojë me autoritetet.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren. Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: ‘ Lёndim i rёndё trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) ; 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected]
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.