Drejtësia

Operacioni ‘Plumbi i Artë 2’, arrestohet në Kosovë vrasësi me pagesë Arben Lamçja

Nga Gazeta 'SI'- Si rezultat i një operacioni nga policia e Kosovës, është vënë në pranga Arben Lamçja, i kërkuar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi i Artë 2”.

Lamçja pjesë e grupit Çopja në Elbasan i akuzuar për vrasje me pagesë, është arrestuar në Prishtinë në lagjen ‘Emshir”.

Më 31 korrik të këtij viti me kërkesë të të SPAK, GJKKO lëshoi 30 urdhër arreste. Ky urdhër lidhet me 6 vrasje të kryera në Elbasan, Rrogozhinë dhe Berat, të cilat pretendohet se janë zbuluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, i cili është zhvilluar para 5 ditë në Tiranë, Elbasan e Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë