Rend dhe Ligj

Lejoi ndërtime të paligjshme, dënohet me një vit burg kryeinspektori i Bashkisë Divjakë

Kryeinspektori i Bashkisë Divjakë është dënuar nga Gjykata e Fierit me 1 vit burg për ‘Shpërdorim detyre’ me akuzën se lejoi ndërtimet e paligjshme.

Gjatë hetimeve, sipas organit të akuzës, ka rezultuar se kryeinspektori me iniciale R.L., me mosveprimet e tij dhe duke mos përmbushur detyrën funksionale, nuk ka paraqitur kallëzim për rastet e ndërtimeve të paligjshme.

Sipas prokurorisë, këto veprime përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kanë sjellë dëmtimin e interesave të ligjshëm të shtetit.

Ndërsa Gjykata e Fierit vendosi deklarimin fajtor i të tij, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe dënimin e tij me 1 vit burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë