Bota

Ndryshojnë rregullat dhe vendi, Trump pranon debatin me rivalen në garë Kamala Harris

Ish-presidenti Donald Trump ka njoftuar mbrëmjen e së premtes se ka rënë dakord me propozimin e Fox Neës për një debat kundër zv.presidentes së SHBA, Kamala Harris.

Trump tha se debati do të mbahet më 4 shtator në Pensilvani, megjithëse vendi ende nuk është përcaktuar.

Ish-presidenti vuri në dukje gjithashtu se debati në ABC Neës i planifikuar më parë ndaj Presidentit Biden përpara se ai të pezullonte fushatën e tij të rizgjedhjes ishte anuluar, duke përmendur padinë e tij kundër rrjetit televiziv dhe një prej drejtuesve të tij, George Stephanopoulos.

“Kam rënë dakord me FoxNeës për të debatuar me Kamala Harris të mërkurën, më 4 shtator”, shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Debati ishte planifikuar më parë kundër Joe Biden në ABC, por është anuluar pasi Biden s’është më në garë, dhe unë jam në proces gjyqësor kundër rrjetit ABC dhe George Slopadopoulos, duke krijuar kështu një konflikt interesi”.

Moderatorë të debatit do të jenë prezantuesit e Fox Neës, Bret Baier dhe Martha MacCallum.

Rregullat e debatit do të jenë të ngjashme me ato të 27 qershorit të CNN kundër Biden. Por ndryshe nga debati i CNN, i cili nuk pati audiencë, debati i Fox Neës do të ketë spektatorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë