Nga Gazeta 'Si'-Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, është eliminuar të hënën nga gara në Lojërat Olimpike Parisi 2024, pasi është mposhtur nga mongolja Enkhriilen Lkhagvatogoo në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Gjakova është mposhtur në rrethin e parë të garës.
Nora pati fituar medalje olimpike në Olimpiadën e mbajtur në Tokio më 2021.
Në Lojërat e këtij viti, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë.
Një ditë më parë, xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Si Nora, ashtu edhe Distria pati fituar medalje të artë në Tokio.Në total, Kosova i ka tri medalja të arta dhe një të argjendtë.
Majlinda Kelmendi ka qenë e para që ia ka siguruar Kosovës medaljen e artë në Rio 2016.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.