Rend dhe Ligj

Shkodër / Në kërkim nga Italia për prostitucion dhe grup kriminal, arrestohet 52-vjeçari me qëllim ekstradimin

Nga Gazeta Si- Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi në Itali, pasi ishte në kërkim për prostitucion dhe grup kriminal.

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prostitucion” 52-vjeçari është kapur në Velipojë.

“Në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe Stacionin e Policisë Velipojë  lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi shtetasin  Shpëtim Memolla, banues në Peqin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Apelit Laquila/Itali në vitin 2022 e ka denuar këte shtetas me 8 vjet e 8 muaj burg per veprat penale "Organizatë kriminale", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Prostitucion".

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë