Rend dhe Ligj

Abuzuan seksualisht me 16-vjeçaren, lihen në burg dy të arrestuarit në Korçë

Lihen në masën e “arrestit në burg” dy të arrestuarit e akuzuar për veprat penale të “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.

Dy shtetasit Selam Hyka dhe Marsel Baçi kanë dalë sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria ka kërkuar arrest në burg, çka u pranua edhe nga ana e Gjykatës.

Ngjarja u zbulua pas denoncimit të nënës së 16 vjeçares, e cila prej kohësh është prostituuar nga dy të arrestuarit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë