Nga Gazeta 'SI'- Gjatë qershorit në Shqipëri u regjistruan 1.9 mln hyrje, me rritje 21.5% nga qershori i shkuar.
INSTAT tregon se 680 mijë hyrje ishin shtetas shqiptarë dhe pjesa tjetër të huaj, 1.2 mln. Shifrat pasqyrojnë një ngadalësim të rritjes së hyrjeve, pasi në qershorin e një viti më parë të huajt në Shqipëri u shtuan me rreth 40%, ndërsa këtë vit me 23.6%. Gjithsesi në numër nominal, hyrjet janë më të larta se qershorin e shkuar, rreth 200 mijë hyrje më shumë.
Mbi 57% e hyrjeve të të huajve në Shqipëri janë për arsye biznesi dhe qëllime profesionale, 25% për arsye pushimi dhe 23% për qëllime personale.
Shifrat e daljes për të njëjtin muaj raportohen 1.78 mln, 20% më shumë se qershori 2023. Më shumë se 600 mijë janë dalje nga shtetas shqiptarë dhe pjesa tjetër të huaj.
Të huajt që kanë vizituar Shqipërinë janë kryesisht nga Europa dhe zona jugore e saj me mbi 840 mijë hyrje të regjistruara.
Operatorët turistikë flasin për një sezon më zbehtë këtë vit nga krahu i kërkeës, por nuk konfirmojnë numër më të ulët turistësh. Mediat prej javësh raportojnë ngërçe në sektorin turistik që nga çmimet tek hapësirat detare. Për kryeministrin Edi Rama, këto lajme përveç se të pavërteta janë një sulm i organizuar për të dëmtuar turizmin vendas.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.