Nga Gazeta ‘Si’- Kosova ka kërkuar nga autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë për të cilin thuhet se është Faton Hajrizi.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë”, thuhet në reagim.
Ministri i Punëve të Brendshme serb Ivica Daçiç deklaroi se dorasi i dyshuar i policit serb është vrarë në vendin e quajtur Banja Kovilaça.
Duke mos e përmendur identitetin e të vrarit, ai i është referua atij si “terrorist shqiptar”.
Megjithatë, teksa vizitoi vendin ku u vra dorasi i dyshuar, tha se autoritetet serbe do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e vëllait të tij, sepse “ai ka thënë se ia ka vjedhur pasaportën, që është gënjeshtër”. Sipas ministrit serb, Artan Hajrizi dyshohet për terrorizëm, duke shtuar se është bashkëpunëtor.
Daçiç shtoi se ai po fshihej buzë lumit, duke kërkuar një mënyrë për ta kaluar atë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.